KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e inspektimit kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme kontrolle në terren në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë identifikuar dhe shkyçur disa lidhje ilegale në rrjet. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, lidhjet ilegale janë shkyçur, ndërsa për të gjitha rastet e evidentuara do të ndërmerren procedura ligjore.
Sipas njoftimit, lëndët do të procedohen në Prokurori për trajtim të mëtejmë.
Burimi:
Telegrafi
