Barcelona anulon miqësoren e dytë në Angli

0%

Barcelona ka vendosur të anulojë ndeshjen e dytë miqësore gjatë turneut në Angli, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të hënën, në orën , ndaj Prestonit. Takimi ishte parashikuar të luhej me dyer të mbyllura në qendrën stërvitore St George’s Park. Arsyeja e anulimit lidhet me situatën e skuadrës angleze.

Prestoni nuk ka në dispozicion një numër të mjaftueshëm futbollistësh të ekipit të parë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe kishte planifikuar të aktivizonte lojtarë nga ekipi rezervë. Pasi u informua për këtë ndryshim, drejtuesit e Barcelonës vendosën të mos e zhvillonin ndeshjen.

Në vend të saj, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të zhvillojë një seancë stërvitore, përpara se të marrë rrugën e kthimit drejt Spanjës. Në këtë mënyrë, turneu veror i katalanasve në Angli mbyllet me vetëm një ndeshje miqësore të luajtur, atë ndaj Birminghamit. Sfida përfundoi në barazim 2-2 në kohën e rregullt, ndërsa Barcelona u mposht në goditjet e penalltive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot