Rrezikoi pushuesit në Ksamil duke kaluar perimetrin e sigurisë me

0%

Një mjet lundrues që kishte hyrë në zonën e sigurisë pranë pushuesve në Ksamil është bllokuar nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë. Ngjarja u konstatua gjatë kontrolleve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në zonën e Ishujve të Ksamilit, pranë “Plazhit Publik”.

Gjatë patrullimit, shërbimet policore evidentuan një gomone që kishte kaluar perimetrin e përcaktuar të sigurisë dhe lundronte në një zonë ku ndodheshin pushues. Sipas autoriteteve, hyrja e mjetit lundrues në këtë hapësirë përbënte rrezik për sigurinë e personave që pushonin në bregdet. Pas verifikimeve, policia vendosi bllokimin e mjetit lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, me inicialet A.

B., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj për shkeljen e rregullave të lundrimit. Kontrollet detare vijojnë përgjatë vijës bregdetare me qëllim respektimin e perimetrave të sigurisë dhe parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën e pushuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot