Pritje deri në 80 minuta në kufi, kolona më e gjatë në pikën Dheu i

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e fundit në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata për udhëtarët janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të publikuara të dielën në orën , në këtë pikëkalim pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 400 metra e gjatë.

Për dalje nga Kosova, pritjet janë më të shkurtra dhe zgjasin deri në 5 minuta. Pritje deri në 10 minuta janë raportuar në të dy drejtimet edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Jarinjen, Kullën, Merdarën dhe Vermicën, pritjet për kalim janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara të automjeteve. Sa i përket automjeteve transportuese, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në të gjitha pikat kufitare pritjet për kamionë janë nga 3 deri në 5 minuta, pa radhë të evidentuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi