Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen dy automjete, një i

0%

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës të paradites së sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në afërsi të qytetit të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të paktën një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor dhe Policia Rrugore të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

Në zonë është regjistruar përkohësisht edhe ngadalësim i qarkullimit të automjeteve si pasojë e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot