Shpërndaje në: Barcelona nuk do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në Angli. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick kishte planifikuar të luante një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura kundër Prestonit të hënën. Por miqësorja u anulua pasi skuadra angleze nuk ka mjaftueshëm lojtarë të ekipit të parë në dispozicion për shkak të lëndimeve.
Barcelona refuzoi të luante kundër lojtarëve nën moshën 21 vjeç. Në vend të miqësores, Barcelona të hënën do të zhvillojë seancë stërvitore dhe do të kthehet në shtëpi.
