Shpërndaje në: Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar t’i bashkohet Rizesporit, raportojnë të dielën mediume të Turqisë. “Futbollisti kosovar nuk është i interesuar të transferohet te Rizespori”, shkruan “Milliyet”. Drejtuesit e klubit të Beshiktashit po mundohen ta bindin Rashicën t’i bashkohet Rizesporit.
Megjithatë, largimi nga Beshiktashi është në dorën e Rashicës. 30-vjeçari me klubin e madh turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Beshiktashit iu bashkua nga Norwichi në vitin 2023.
