Operacioni i natës në malet e Kosovës, Policia zbulon detaje nga

0%

Dy të rinj rreth moshës 20-vjeçare janë gjetur shëndoshë e mirë pasi kishin humbur orientimin në një zonë malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se rasti është raportuar më , rreth orës , kur është pranuar informata se dy persona kishin mbetur të bllokuar në terren pasi nuk kishin arritur të gjenin rrugën e kthimit.

Pas marrjes së informacionit, janë aktivizuar njësitë policore nga stacionet e Ferizajt, Shtërpcës dhe Suharekës, ndërsa për kërkim-shpëtim është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ekipet e shpëtimit, rreth orës të datës 2 gusht, kanë arritur t’i lokalizojnë dy të rinjtë dhe t’i nxjerrin nga terreni malor.

Sipas policisë, ata kishin humbur rrugën pasi ishin futur me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në një rrugë pa dalje. Dy personat më pas u janë dorëzuar familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, dega në Suharekë, për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit. Në njoftim, policia ka apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zonat malore, veçanërisht në terrene të panjohura dhe gjatë orëve të natës.

“Para çdo aktiviteti në natyrë rekomandohet planifikimi i itinerarit, njoftimi i familjarëve për destinacionin dhe përdorimi i pajisjeve të nevojshme për orientim dhe komunikim”, thuhet në apelin e Policisë.

Burimi: Bota Sot