Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE të financojë qendrat e

0%

Qendrat migratore në Gjadër dhe Shëngjin janë marrë si referencë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni për menaxhimin e valës masive të emigrantëve që preku enklavën spanjolle Ceuta gjatë ditëve të fundit. Këtë propozim Italia do ta parashtrojë në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të BE-së që pritet të mbahet ditën e martë, raportojnë mediat italiane.

Kësaj radhe, këto qendra riatdhesimi nuk do t’i rëndojnë ekonomisë italiane, por plani parashikon që pjesa më e madhe e kostove të mbulohet nga Bashkimi Evropian. Qendrat e riatdhesimit të ngritura në Shqipëri, janë pjesë e një marrëveshje të nënshkruar nga dy qeveritë me qëllim strehimin e emigrantëve të paligjshëm që do ta kapeshin në ujërat ndërkombëtare.

Prej shumë kohësh këto qendra kanë qëndruar bosh, për shkak të problemeve që zbatimi i kësaj marrëveshje ka hasur pas disa bllokimeve nga gjykatat italiane. Qeveria italiane është e bindur se ka shumicën mbështetëse për këtë ide. Si provë përmendet letra e firmosur dje nga 22 krerë shtetesh dhe qeverish të BE-së, e promovuar nga Meloni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kryeministres italiane, “pamjet nga Ceuta treguan sa urgjente është një përgjigje europiane”. Ndërsa letra e 22 vendeve është, sipas saj, “sinjali” se linja italiane po mbështetet nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh. Ceuta u përball me një valë masive emigrantësh, ku flitet për rreth 50.000 emigrantë kryesisht nga Maroku, që arritën të kalonin kufijtë.

Disa vende të Be u rreshtuan krah kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez ndërsa pati dhe nga ata që mbajtën qëndrim kritik për mënyrën e menaxhimit të situatës. I tillë ishte dhe qëndrimi i Francës dhe Italisë. Kjo e fundit kërkoi mbylljen e përkohshme të zonës Shengen për Spanjën duke e konsideruar këtë valë, si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Burimi: Bota Sot