Berisha i lumtur për golin e parë me Zurichun – por a ishte krosim

0%

Shpërndaje në: Mesfushori me përvojë, Valon Berisha, i është gëzuar golit të parë me Zurichun. Të shtunën 33-vjeçari e shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të Zurichut ndaj Servettes. Në fakt Zurichu fitoi një goditje dënimi thellë në krahun e majtë. Berisha e mori topin dhe dukej se do të krosonte për bashkëlojtarët në zonë.

Megjithatë topi shkoi në drejtim të portës dhe falë ndërhyrjes së dobët të portierit të Servettes, përfundoi mes duarve të tij dhe në rrjetë. Berisha është pyetur nga gazetarët zviceranë nëse kishte menduar të shënonte gol nga ajo pozitë. Është përgjigjur duke qeshur. “Është pyetje e ditës, apo jo?”, ka thënë Berisha. “Jo, vetëm kam dashur të bëj një krosim të mirë.

Dhe më pas topi fluturoi drejt e në rrjetë. Natyrisht, jam shumë i lumtur për këtë. Por gjëja më e rëndësishme përfundimisht është fitorja që u arrit me shumë luftë”, ka thënë Berisha. Ai i ka 14 ndeshje kampionale me Zurichun. Në edicionin e kaluar i kishte dy asistime në 12 paraqitje. Tani e ka një gol e një asistim në dy paraqitje për skuadrën zvicerane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Berisha i ka 52 paraqitje e katër gola për Kosovën. Edhe Futboll Berisha tregon a ishte i rastësishëm goli nga gjysma e fushës Berisha ëshë lojtari i dytë më i vjetër te Zurichu. Ai është shembull për lojtarët e rinj dhe u jep këshilla atyre. “Gjithnjë kam dashur të udhëheq dhe të marr përgjegjësi.

Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por mund të përmirësohemi ende shumë”, ka shtuar mesfushori. Mbrojtësi i qendrës, Lindrit Kamberi, është kapiten i ri i Zurichut. Ai u vlerësua më i miri i ndeshjes nga “Blick”. Bledian Krasniqi e Selmin Hoxha po ashtu startuan te Zurichu të shtunën. “Pas paraqitjes së mirë ndaj St. Gallenit kemi pritur të shpërblejmë veten shumë shpejt.

Dhe kjo erdhi në ndeshjen e radhës. Kemi dhënë më të mirën me gjithë temperaturën e lartë. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për moralin tonë. Kur i merr tri pikë, i meriton ato”, ka thënë Kamberi. Edhe Futboll 11 shk 2026 Valon Berisha kalon te Zurichu Në Superligën helvetike të shtunën shënoi gol edhe Kastriot Imeri.

Ai shënoi në fitoren 6:0 të Young Boysit ndaj Thunit, kampionit në fuqi të Zvicrës. Imeri në fakt e ndihmoi Thunin të fitonte titullin edicionin e kaluar. Ishte i huazuar nga Young Boysi. Ndonëse e ardhmja e mesfushorit tek Young Boysi mbetet e paqartë, ai nisi furishëm edicionin. Në ndeshjen e parë ishte zëvendësues dhe i bëri dy asistime.

Në ndeshjen e dytë startoi dhe realizoi gol në fitore bindëse.

Burimi: Koha