Lewandowski shënon golat e parë në MLS

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i njohur, Robert Lewandowski, i ka shënuar dy golat e parë në MLS të SHBA-së. Në ndeshjen e tretë në kampionatin amerikan, 37-vjeçari shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Chicago Fire ndaj Charlotte. Ndeshja u luajt në orët e para të së dielës. Polaku Lewandowski kaloi te Chicago pasi i përfundoi kontrata me Barcelonën.

Për të ishte ndeshje debutuese në stadiumin e Chicagos. Ndërkohë Thomas Muller realizoi penallti për barazimin 1:1 të Vancouverit me Los Angeles FC.

Burimi: Koha