Tetë të mitur janë identifikuar dhe proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas një konflikti fizik pranë Pallatit të Kulturës, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, të miturit, të moshës 13 deri në 15 vjeç, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përplasjen fizike të ndodhur më , gjatë së cilës shtetasi italian ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë arritur të identifikojnë, shoqërojnë dhe procedojnë në gjendje të lirë tetë të miturit e dyshuar për përfshirje në konflikt. Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. / tch
