Një grabitje nën kërcënimin e thikës është raportuar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një i ri dyshohet se u përball me kushëririn e tij, i cili e kërcënoi me thikë dhe i mori paratë që kishte me vete. Sinjali mëson se i dyshuari është Silver Mersula , ndërsa viktimë A.
Mersula rreth 24-vje ç ar Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës të mëngjesit të 2 gushtit, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Viktima ka deklaruar se sapo kishte mbërritur te dera e banesës ku jeton, është përballur me kushëririn e tij, Silver Mersulën, i cili, sipas raportimit, ka nxjerrë një thikë, ia ka vendosur në bark dhe e ka kërcënuar me fjalët: “Qiti krejt paret çka i ki.” Nën kërcënimin e armës së ftohtë, viktima ka dorëzuar 50 euro para të gatshme, ndërsa i dyshuari është larguar menjëherë në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Grabitje”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Silver Mersula vazhdon të jetë në arrati, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
