Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Prishtinë pasi siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari fillimisht nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë kur ndaj tij ishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje. Ndërkohë gjatë qëndrimit në stacion policor, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Si pasojë e sulmit, polici ka pranuar trajtim mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari për shkak se nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë pasi i kishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.
I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
