Nafta shtrenjtohet sërish, benzina lirohet – këto janë çmimet e reja

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora e ditës së sotme. Sipas njoftimit të ministrisë, nafta është shtrenjtuar për 1 cent , duke arritur në 1.78 euro për litër .

Në anën tjetër, benzina është liruar për 1 cent dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër . Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet 0.60 euro për litër . Ministria ka bërë të ditur se këto janë çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve në Kosovë dhe vlejnë nga ora e sotme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com