Lionel Messi kthehet në Inter Miami, humbet tre raste

0%

Shpërndaje në: Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, u rikthye në fushë, dy javë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Superylli argjentinas, Messi, luajti për Inter Miamin në ndeshjen kundër Columbus Crew që përfundoi baras 2:2. Messi u inkuadrua në minutën e 53-të kur ekipi tij Miami ishte duke fituar 2:1 falë golave ​​të Luis Suarez dhe Noah Allen në pjesën e parë.

Tre minuta pas inkuadrimit, Messi doli në rast për gol, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës së portierit të Columbus. Miami pësoi golin e barazimit në minutën e 84-t. Megjithatë, skuadra vendase pati një shans tjetër në minutën e tretë të kohës shtesë për të shënuar kur Messi mori një top brenda zonës dhe e goditi me kokë, por përfundoi mbi portë.

Edhe Futboll 10 nën 2025 Messi kthehet në “Camp Nou” Një minutë më vonë, Messi doli sërish në rast për gol, por topi përfundoi mbi portën kundërshtare. Përveç Messit, edhe Rodrigo de Paul i Argjentinës u rikthye për të ngritur nivelin e mesfushës së Miamit. Megjithatë, Miami luajti baras 2:2 në rikthimin e Messit pas Kupës së Botës 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Messi is back after leading Argentina to its second-straight World Cup Final appearance. 👏 pic.twitter.com/F91Bo3BC4v — Major League Soccer (@MLS) August 2, 2026

Burimi: Koha