FVK-ja shpall listat për Lojërat Mesdhetare

0%

Shpërndaje në: Federata e Volejbollit e Kosovës ka shpallur të dielën listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve të ftuar për Lojërat Mesdhetare. Lojërat Mesdhetare mbahen në fund të muajit në Taranto të Italisë. Për herë të parë Kosova do të përfaqësohet edhe në sportet ekipore, volejboll, futboll, hendboll dhe basketboll 3×3.

Te volejbollistet, Kosova është në grupin B së bashku me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut. Enkela Voci, Jona Krasniqi, Blerina Begaj, Dhuratë Sylejmani, Mihane Gashani, Venerë Kadriu, Edona Kalludra, Erta Neziri, Valmira Ramadani, Amela Llugaliu, Loresa Avdyli dhe Adelajda Prenga janë ftuar në përfaqësuese.

Te volejbollistët janë ftuar Ergon Tara, Ermal Maliqi, Erion Bajrami, Erind Qalaj, Art Visoka, Erion Qalaj, Freskim Mehmeti, Rinor Hazrolli, Alfon Qalaj, Adriatik Berisha, Shkëlqim Ismajli dhe Rilind Gashi. Volejbollistët janë në grup me Spanjën e Francën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha