Në një vendim që habiti shumëkënd, LeBron James nënshkroi me Philadelphia 76ers. Por edhe më befasues mund të jetë vendimi i tij për vendbanimin. Sipas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara, ylli i NBA-së nuk planifikon të jetojë në Filadelfia, por në New York, duke udhëtuar për në stërvitje dhe ndeshje me helikopter.
Distanca prej rreth 150 kilometrash mes dy qyteteve mund të përshkohet për afërsisht 45 minuta me helikopter, rreth një orë më shpejt sesa me makinë. Pengesat e para Megjithatë, ky plan përballet me disa pengesa serioze. E para lidhet me kufizimet e rrepta për përdorimin e helikopterëve në New York.
Pas disa aksidenteve të ndodhura në të kaluarën, autoritetet kanë reduktuar ndjeshëm numrin e fluturimeve private dhe komerciale, duke u dhënë përparësi shërbimeve emergjente, spitaleve dhe policisë. Kryebashkiaku Zohran Mamdani kishte përfshirë gjithashtu kufizime për trafikun ajror në qytet në programin e tij zgjedhor, duke përmendur si arsye zhurmën dhe ndikimin në mjedis.
Kësaj i shtohen edhe kushtet atmosferike në New York, sidomos gjatë dimrit. Mjegulla, era e fortë dhe temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë anulime ose vonesa të fluturimeve në heliportet e Manhattanit. Edhe pse yje të tjerë të NBA-së, si Kawhi Leonard dhe Kobe Bryant, kanë përdorur helikopterin për udhëtime, ata jetonin në Los Angeles, ku kushtet klimatike janë shumë më të favorshme.
Bryant, megjithatë, humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikopter në vitin 2020, në një ditë me mjegull. 4,000 dollarë për çdo udhëtim Për LeBronin, kostoja nuk përbën problem. Çdo fluturim mes New Yorkut dhe Filadelfias kushton rreth 4,000 dollarë.
Edhe pse këtë sezon ai do të fitojë “vetëm” 3.8 milionë dollarë, paga e tij më e ulët në NBA, gjatë karrierës ka arkëtuar mbi 580 milionë dollarë vetëm nga kontratat me klubet. Përveç kësaj, ai vazhdon të përfitojë shuma të mëdha nga marrëveshjet e sponsorizimit, përfshirë kontratën e përjetshme me Nike.
LeBron nuk do të ishte lojtari i parë i Sixers që jeton në New York ndërsa luan për ekipin nga Filadelfia. Më parë, këtë e kanë bërë edhe JJ Redick, i cili banonte në Brooklyn, si dhe legjenda Wilt Chamberlain, që jetonte në Harlem. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk udhëtonte me helikopter, siç raportohet se po planifikon ta bëjë “Mbreti” James.
