Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme. Sipas gazetës gjermane Bild , 23-vjeçari nuk do t’i bashkohet Hoffenheimit në kampin përgatitor në Seefeld të Austrisë, pasi largimi i tij nga klubi është afër realizimit.
Raportohet se RB Leipzig dhe Hoffenheim kanë arritur pothuajse marrëveshje të plotë, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u zgjidhur mes klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit. Mungesa e Asllanit në ndeshjet e fundit miqësore të Hoffenheimit kishte shtuar dyshimet se ai mund të largohej gjatë kësaj vere.
Për sulmuesin e Kosovës interesim kishin shfaqur edhe Borussia Dortmundi dhe Barcelona, por RB Leipzig shihet tashmë si favoriti kryesor për ta siguruar transferimin e tij. Në kontratën e Asllanit me Hoffenheimin ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por ajo ende nuk është aktivizuar zyrtarisht.
Vonesa në finalizimin e marrëveshjes lidhet me situatën në repartin ofensiv të Leipzigut, pasi drejtuesit e klubit synojnë fillimisht të qartësojnë të ardhmen e disa futbollistëve të skuadrës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
