Ekskluzive | Policia zbulon arsenal armësh në një dasmë në Klinë –

0%

Një aheng familjar në fshatin Rudicë të Klinës përfundoi me sekuestrimin e një arsenali armësh, pasi Policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Sinjali mëson se i dyshuari është Malinor Mehmetaj rreth 42 vjeçar .

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur pasditen e 1 gushtit, rreth orës , kur Stacioni Policor në Klinë u njoftua për të shtëna me armë gjatë një dasme në fshatin Rudicë. Njësitë patrulluese dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku fillimisht organizatori i ahengut kishte mohuar se ishte përdorur armë zjarri.

Megjithatë, pas gjetjes së gëzhojave në vendin e ngjarjes dhe sigurimit të urdhrit për kontroll, i dyshuari ka ndryshuar qëndrim dhe ka bashkëpunuar me Policinë, duke dorëzuar vullnetarisht: një pushkë automatike AK-47 me karikator, kalibër 7.62×39 mm; një pistoletë Blow TR 92 (me gaz), kalibër 9 mm, me karikator; municion 9 mm për armën me gaz; një pistoletë TT (M-57) me karikator, kalibër 7.62×25 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjitha armët dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa Malinor Mehmetaj është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com