Do Ferrari të ri? Pritja mund të zgjasë deri në vitin 2028

0%

Blerësit që synojnë të blejnë një Ferrari të ri do të duhet të tregojnë durim, pasi prodhuesi italian i veturave luksoze ka krijuar një listë të gjatë porosish, ndërsa dorëzimi i disa modeleve mund të shtyhet deri në vitin 2028. Kërkesa për veturat e markës nga Maranello ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë, duke bërë që librat e porosive të mbushen për një periudhë disa-vjeçare.

Kjo nënkupton se klientët e rinj mund të presin për një kohë të gjatë para se ta marrin automjetin e porositur. Interesi i madh është nxitur veçanërisht nga modelet e reja, përfshirë Ferrari 12Cilindri, i cili ka zëvendësuar modelin 812 Superfast, si dhe nga veturat e tjera ekskluzive që prodhohen në sasi të kufizuara.

Ferrari vazhdon ta ruajë strategjinë e prodhimit të kontrolluar, me synim mbajtjen e ekskluzivitetit dhe vlerës së lartë të markës. Për kompaninë italiane, numri i kufizuar i automjeteve ndihmon në ruajtjen e kërkesës së madhe për secilin model. Për shumë klientë të pasur, çmimi i lartë nuk paraqet pengesën kryesore. Sfida më e madhe mbetet pritja disa-vjeçare deri në dorëzimin e veturës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa e lartë dëshmon se, pavarësisht ndryshimeve në industrinë automobilistike dhe kalimit drejt veturave elektrike, interesi për markat prestigjioze të veturave sportive vazhdon të mbetet jashtëzakonisht i madh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com