Dyshja shqiptare ishin vendimtarë në fitoren e Wolfsberger në elitën

0%

Donis Avdijaj dhe Giacomo Vrioni kanë qenë protagonistë në startin e sezonit të ri në elitën e futbollit austriak, duke ndihmuar Wolfsberger të marrë një fitore bindëse ndaj Austria Wien me rezultat 3-0. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të kampionatit austriak, Vrioni ishte autor i dy golave, ndërsa Avdijaj regjistroi një asistim dhe pati edhe një gol të anuluar.

Sulmuesi shqiptar e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, kur realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për epërsinë 1:0 të Wolfsbergerit. 45′ +4 Für unsere Jungs geht es in die Pause. #wacfak pic.twitter.com/LnsdVgC9bs — Wolfsberger AC (@WolfsbergerAC) August 2, 2026 Në fillim të pjesës së dytë, Avdijaj u shfaq në rolin e asistuesit, duke shërbyer për Aaron Schwarz, i cili në minutën e 49-të realizoi për 2:0.

Vrioni vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 63-të, duke shënuar sërish nga penalltia dhe duke kompletuar dopietën personale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avdijaj, i cili pati një paraqitje shumë aktive në sulm, realizoi edhe një gol në minutën e 21-të, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. 90′ +5 Perfekter Start. 💪🏻 #wacfak pic.twitter.com/9K4nQu9NZG — Wolfsberger AC (@WolfsbergerAC) August 2, 2026 Të dy futbollistët shqiptarë u zëvendësuan në minutën e 80-të, ndërsa te Austria Vienna në të njëjtën minutë u inkuadrua futbollisti shqiptar Hasan Deshishku.

Me këtë sukses, Wolfsbergeri e nis sezonin e ri në Bundesligën austriake në mënyrën më të mirë, ndërsa Avdijaj dhe Vrioni dhanë menjëherë sinjale pozitive. /Telegrafi

Burimi: Telegrafi