Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje në tentativë, pas një sulmi me thikë që ndodhi në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 31 korrik, rreth orës , në rrugën “Nëna Terezë”, ku një burrë ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, një mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ai është dërguar në mbajtje.
