Një person ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar në gjendje të dehur. Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti fillimisht ka marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pastaj është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku edhe ka vdekur. Rasti ka ndodhur të premten, më .
“Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
