Shpërndaje në: Një burrë është arrestuar në Deçan si i dyshuar për dhunim. Policia ka deklaruar se po mbledh provat dhe po e heton rastin. I dyshuari është në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë proces të mbledhjes së provave lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
