Ekskluzive | Plumba në mes të ahengut familjar në Prizren – Policia

0%

Një aheng familjar në fshatin Korishe të Prizrenit përfundoi me ndërhyrjen e Policisë, pasi të shtënat me armë zjarri çuan në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e armëve e municionit. Sinjali mëson se të arrestuar janë Agron Beqiri rreth 39-vjeçar dhe Arben Nrecaj rreth 40-vjeçar .

Sipas burimeve, pas raportimit për të shtëna me armë, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, krimteknikët dhe njësitë mbështetëse, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Gjatë këqyrjes së terrenit, në rrugën pranë shtëpisë ku po mbahej ahengu familjar janë gjetur dhe sekuestruar 28 gëzhoja, të cilat dyshohet se ishin shkrepur gjatë festës.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve, te të cilët Policia ka sekuestruar: një pistoletë me gaz, pa numër serik dhe pa mbishkrim, me një karikator; një pistoletë Glock 17 Gen 5, kalibër 9×19 mm, me një karikator të mbushur me 7 fishekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Agron Beqiri dhe Arben Nrecaj kanë pranuar se armët ishin në posedim të tyre dhe kanë deklaruar se kishin shkrepur disa herë në ajër gjatë ahengut.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com