Vdes në spital pasi dyshohet se u rrëzua në gjendje të dehur në

0%

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ishte rrëzuar në gjendje të dehur në Suharekë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Viktima, shtetas i Kosovës, kishte pësuar lëndime dhe fillimisht kishte marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Më pas ai është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Burimi: Bota Sot