Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë, gjenerallejtënantin Laurent Michaud, shef i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe zëvendësshef i Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa gjeneralmajori Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Në kuadër të këtij takimi, komandanti i KFOR-it ka shprehur vlerësimin për kontributin e gjatë dhe të rëndësishëm të Zvicrës në misionin e KFOR-it. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
