​Katy Perry ndez “Sunny Hill”, valvit flamurin e Kosovës në një

0%

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival ka nisur në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të tjera. Interesimi i madh për festivalin ka shkaktuar mbrëmë edhe kolona të gjata automjetesh në rrugët që çojnë drejt hapësirës së festivalit.

Kulmi i natës së parë ishte performanca e superyllit botëror Katy Perry, e cila u ngjit në skenën kryesore rreth orës dhe dhuroi një spektakël të shoqëruar me efekte vizuale, koreografi dhe kostume me tematikë hapësinore.

Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes. “Përshëndetje Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

A jeni shqiptarë, a do të festoni me mu a?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit. Një përformancë e veçantë ishte teksa Katy Perry valvit flamurin e Kosovës, me një skenë që ku flamuri ynë shtetëror arrin në hënë.

Derisa një vajzë 10 vjeçare e quajtur Era ka realizuar ëndërren e saj duke kënduar me yllin botërore Katy Perry. Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku. Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Leëis Capaldi dhe Martin Garrix.

Burimi: Bota Sot