Shpërndaje në: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e shtunë) pritet të ketë temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius Ngjashëm pritet të jenë temperaturat edhe nesër. “Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C”, thuhet në njoftim. IHMK-ja ka rekomanduar shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora deri në , përdorimin e mjeteve mbrojtëse nga dielli dhe konsumimin e sasive të mjaftueshme të ujit.
Instituti ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Gjithashtu është rekomanduar ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.
Edhe Arbëri 30 min. më parë Guri: LDK-ja nuk ka interes për pozita, duam që një parti të mos i ketë të gjitha “Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
