Duke shfrytëzuar pauzën në kampionatin maqedonas, skuadra e Arsimit fitoi pa vështirësi në ndeshjen miqësore kundër ekipit të Ligës së Dytë, Teteksit nga Tetova. Arsimi triumfoi me rezultatin bindës 4:1. Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë nga Olaesebikn në minutën e 5-të dhe Ramadani në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë realizuan edhe Dardishta në minutën e 50-të dhe Contreras në minutën e 60-të, duke e çuar rezultatin në 4:0. Në fund, Teteksi shënoi golin e nderit, vetëm sa për ta zbutur humbjen në 4:1.
