Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me Vuçiç që kur erdhi në qeverisje dhe i futi thikën pas shpine Kosovës. Ai akuzoi kreun e qeverisë se përfaqëson krimin dhe korrupsionin, ndërsa ka shpopulluar Shqipërinë. “Gjëja më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri deri më sot, për të rinj e të reja, për prindërit që vijnë këtu.
Nga një qeveri me kriminelë që ju kanë përzënë në qytetet e tjera të Evropës e botës. Në vend që të punoni këtu shqiptarët ndërtojnë qytetet e tjera të Evropës. Ky i futi thikën pas shpine Kosovës me marrëveshjen e tij me vëllanë e vet Vuçiç që në ditët e para të qeverisjes”, deklaroi ai.
Qytetari më tej kujtoi se si qeveria e Ramës donte ta kthente Shqipërinë në kosh plehrash, por tani do përfundonte vetë në koshin e plehrave. “Do përfundojë vetë në koshin e plehrave, se donte ta kthente Shqipërinë në një kosh plehrash me armët kimike, ky kriminel. Këta janë kriminel dhe bij kriminelësh. Babai i kryeministrit ka firmosur varjen e poetit Avzi Nela”, tha ai.
Në fund dha edhe një mesazh për qytetarët që rrinin nëpër kafe apo shtëpi, që t’i bashkoheshin sheshit. Kurse për kryeministrin pati mesazhin që të mos i prekte protestuesit, sepse në të kundërt duhet të kujtonte historinë e Çausheskut në Rumani. “Ju lutem mos rrini nëpër kafe, mos rrini në shtëpi, hajdeni këtu dhe mbështesni protestën. Pushtetarët të mos guxojnë djemtë dhe vajzat tona.
Na njohin mirë kush jemi, kam që nga 90ta që bëj protesta. Ndaj një po guxuat të prekin nga këto djem e vajza. Shife njëherë atë videon e Çausheskut se ndoshta të vijnë menddtë”, përfundoi ai.
