Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Pavarësisht shkeljeve të evidentuara gjatë Provimit të Maturës Shtetërore, 11 administratorë që nuk i përmbushën detyrat e tyre nuk janë përballur me gjoba.
Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se mungesa e mekanizmave ligjorë në kohën e shqyrtimit i ka pamundësuar Inspektoratit shqiptimin e sanksioneve, por në shoqërinë civile e kanë konsideruar këtë si mesazh të gabuar në luftën kundër kopjimit Nuk u është shqiptuar asnjë gjobë 11 administratorëve të angazhuar në Provimin e Maturës Shtetërore, të cilët u evidentua se nuk vepruan në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë, gjatë procesit të testimit që u karakterizua nga kopjimi.
Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se rastet janë trajtuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, pasi në kohën kur janë shqyrtuar, Inspektorati i Arsimit nuk kishte krijuar ende mekanizmat e nevojshëm për të ushtruar kompetencën e re për shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse.
“Ligji Nr. 10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore, i cili i ka dhënë Inspektoratit të Arsimit kompetencën për shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse, ka hyrë në fuqi më . Duke qenë se bëhet fjalë për një kompetencë të re, deri më tani Inspektorati i Arsimit nuk ka shqiptuar asnjë gjobë në zbatim të këtij ligji”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.
Veprimi është kritikuar nga aktivistë të shoqërisë civile. Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, ka thënë se justifikimi i Ministrisë është i paqëndrueshëm.
“Për vet faktin që në ligjin e ri potencohet në dispozitat kalimtare që aktet nënligjore të ligjit të vjetër do të mund të aplikoheshin edhe në ligjin e ri deri sa të hartohen aktet nënligjore të reja, unë konsideroj që këto nene do të duhej të aplikoheshin edhe këtë vit”, ka thënë Ahmeti.
Edhe Arbëri 4 kor 2026 Amnisti kopjuesve Ai ka thënë se duke i amnistuar ata që kanë shkelur rregullat, inkurajohet kopjimi në testin e maturës.
“Duhet me përcjellë mesazhin tek administratorët që ligji i ri vërtet do të aplikohej edhe në masën më të ashpër sepse një prej dëmeve më të mëdha që i bëhet këtyre proceseve përkatësisht testeve nacionale është pikërisht toleranca që i bëhet kopjimit e shpesh herë edhe inkurajimi për të kopjuar”, ka deklaruar drejtori i organizatës ETEA.
Si masë ndaj shkeljeve të konstatuara, Komisioni Shtetëror i Maturës ka vendosur që 11 administratorët të përjashtohen nga angazhimet e ardhshme në administrimin e provimeve shtetërore. Më 20 qershor, rreth 19 mijë maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës.
Prej tyre, 45 u penalizuan, duke u larguar nga testi, për shkak të përfshirjes në kopjim, ndërsa 13 mijë e 318 maturantë e kaluan provimin. Mbi 6 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen për herë të dytë Testit të Maturës më 29 gusht. Në Ligjin për Maturën Shtetërore parashihen gjoba për persona fizikë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, ndërsa për persona juridikë nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.
Edhe Arbëri 31 min. më parë Serbia “josh” me nga 40 euro në muaj nxënësit romë e ashkalinj në Mitrovicë Edhe sivjet, sikur viteve të shkuara, kur u organizua Testi i Maturës, përmbajtja e testit u shpërnda në rrjetet sociale. Krahas pyetjeve, edhe përgjigjet kanë qarkulluar në grupe të komunikimit online. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Testin e Arritshmërisë.
