​PSG kontakton Ferran Torresin, vendimi mbetet në duart e sulmuesit

0%

Paris Saint-Germain ka zgjeruar listën e objektivave për repartin ofensiv, pasi ka nisur kontaktet edhe me përfaqësuesit e Ferran Torresit. Sipas raportimeve nga merkatoja, krahas marrëveshjes së arritur për Maghnes Akliouche dhe interesimit për Mika Godts, klubi parisien po mban kontakte edhe me kampin e sulmuesit të Barcelonës.

Megjithatë, Barcelona nuk dëshiron ta shesë Ferran Torresin dhe largimi i tij do të ishte i mundur vetëm nëse vetë lojtari do të kërkonte publikisht largimin nga klubi katalanas. PSG po kërkon të përforcojë ndjeshëm sulmin këtë verë, pasi pritet të ketë disa largime nga reparti ofensiv, përfshirë Gonçalo Ramos, Kang-in Lee dhe Mbaye.

Klubi francez synon të sigurojë tre përforcime të reja në sulm, ndërsa paralelisht Liverpooli ka shfaqur interesim për Bradley Barcolan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot