Një incident i rëndë është raportuar në Lladovë, ku një fëmijë është goditur nga një veturë dhe si pasojë e përplasjes, është hedhur disa metra në ajër. Pamjet e incidentit janë publikuar nga portali Noval Media, ndërsa banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin për sigurinë në rrugë. Ata kërkojnë vendosjen e sinjalizimit rrugor dhe masa më të mëdha për parandalimin e aksidenteve.
Sipas raportimit të publikuar, që nga viti 2015 në këtë zonë kanë humbur jetën tre persona.
Burimi:
Bota Sot
