Nga nderimi i dëshmorëve te pagëzimet, themelohet Bashkësia Katolike

0%

Kisha e Papiqit në Komunën e Deçanit, sot ishte e vogël për të pritur të gjithë pjesëmarrësit në meshën e shenjtë, të organizuar për dhjetëra besimtarë që sot u pagëzuan duke iu rikthyer Kishës Katolike.

Fillimisht të gjithë besimtarët bën nderime pranë lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë për liri për të vazhduar në për në kishën e Papiqit, e cila në hyrje të saj kishte flamurin amerikan, atë kombëtar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E veçanta e kësaj meshe dhe e këtyre pagëzimeve ishte edhe prania dhe pagëzimi i disa personaliteteve të njohura nga Deçani dhe Dukagjini, derisa priftërinjtë janë ndalur edhe tek atdhedashuria që duhet ta ketë çdo shqiptarë. Njëkohësisht, u themelua edhe Bashkësia Katolike Shqiptare e Insiqit, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin vendas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot