Pak të rinj e dijnë se Agim Tajhiraj ka boksuar në gjeneratën e artë të Prishtinës. Me 8 nëntor të vitit 1981, Tahiraj doli në ring kundër Topliçaninit. Prishtina triumfoi si vendas me rezultat bindës 15:5 ndaj Topliçaninit, në javën e fundit të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. Prishtina e mbylli kampionatin në vend të tretë me 23 pikë, ndërsa Smederava doli kampione me 26 sosh.
Sipas gazetës “Rilindja” të datës 9 nëntor të vitit 1981, Tahiraj debutoi ne petkun e Prishtinës. Ja çfarë shkroi për Tahirajn i cili boksoi në kategorinë e mesme: “Debutuesi Agim Tahiraj pësoi nokaut klasik me fajin e referit në ring, sepse ky reagoi nuk reagoi me kohë e boksieri mysafir i dha goditje pas komandës ‘stop”, kur Tahiraj nuk e priti kundërsulmin e Konstadinoviqit”.