Colo-Colo në telashe, Vozinha nuk udhëton për të finalizuar

0%

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, është në qendër të zhvillimeve të fundit në merkaton e verës, pasi nuk udhëtoi drejt Kilit për të finalizuar kalimin te gjiganti i futbollit kilian, Colo-Colo. Interesimi për 40-vjeçarin u rrit ndjeshëm pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës, ku shkëlqeu ndaj kundërshtarëve të fortë si Spanja, Uruguai dhe Argjentina.

Sipas raportimeve të MARCA, Vozinha nuk shkoi në fluturimin e planifikuar për në Santiago, duke lënë në befasi drejtuesit e Colo-Colos. Klubi kilian madje kishte zyrtarizuar transferimin e tij në platformat zyrtare, por rezulton se palët ende nuk kishin nënshkruar kontratën e punës.

Kjo i ka dhënë mundësi portierit të shqyrtojë një ofertë të re nga Maroku, duke e vendosur Colo-Colon në një situatë të vështirë dhe duke shkaktuar kritika për prezantimin e lojtarit pa një marrëveshje ligjërisht të vlefshme. Ndryshimi i vendimit të Vozinhas thuhet se erdhi pas një telefonate nga Bubista, ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kepit të Gjelbër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bubista së fundmi është emëruar trajner i klubit maroken Berkane dhe dëshiron të ribashkohet me portierin, i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit të tij në Kupën e Botës. Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se Berkane i ka ofruar Vozinhas jo vetëm pozitën e padiskutueshme të titullarit, por edhe një paketë financiare dukshëm më të favorshme se ajo e Colo-Colos.

Mundësia për të punuar sërish me një trajner që e njeh mirë shihet si një nga arsyet kryesore që ka shtyrë portierin veteran të ndryshojë destinacion në momentet e fundit.

Burimi: Bota Sot