Nga mbrojtja në sulm, ekipi verior “ndez motorët” para sezonit të ri

0%

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Tërbunit ka prezantuar dy afrimet më të reja. Erjon Dragoj dhe Euxhenio Torollari i janë bashkuar skuadrës veriore për edicionin e ri në Kategorinë e Dytë. Dragoj luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ndërsa është 26-vjeç, kurse Torollari në fazën ofensive.

Më këta dy lojtarë të rinj, Tërbuni i Pukës kërkon jo vetëm të rris konkurrencën në ekip, por të shtojë edhe cilësinë.

Burimi: Bota Sot