Përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet e raundit të parë

0%

Kombëtarja e vajzave do të luajë në muajin tetor dy sfida vendimtare ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”. Pas konfirmimit të datave, janë zyrtarizuar edhe stadiumet ku do të zhvillohen dy përballjet. Takimi i parë do të luhet më në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku vajzat kuqezi do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Katër ditë më vonë, më 13 tetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë, në stadiumin “Parc y Scarlets” në Llanelli të Uellsit, ku do të vendoset skuadra që do të vijojë rrugëtimin drejt raundit të dytë.

Dy sfidat ndaj Uellsit përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, me Kombëtaren kuqezi që synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi historik në fazën finale të Kupës së Botës “Brazil 2027”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot