Nga brigjet e Jonit në Forbes: Green Coast Hotel sjell historinë e re

0%

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në këtë transformim është Green Coast Hotel – MGallery Collection, i cili së fundmi është bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga revista prestigjioze Forbes.

I vendosur në Green coast, në një nga zonat më të bukura të bregdetit Jon, Green Coast Hotel përfaqëson një mënyrë të re të përjetimit të Shqipërisë, një kombinim mes natyrës së paprekur, arkitekturës së frymëzuar nga mjedisi përreth dhe një koncepti modern të mikpritjes ndërkombëtare.

Artikulli i Forbes sjell në vëmendje bukurinë e Rivierës Shqiptare, një destinacion që për shumë vite ka mbetur një sekret i ruajtur i Mesdheut dhe që sot po zbulohet nga turistët që kërkojnëeksperienca autentike, qetësi dhe lidhje më të afërt me natyrën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pjesë e koleksionit MGallery nga Accor, hoteli ofron një eksperiencë të frymëzuar nga karakteri i Rivierës Shqiptare, me 131 dhoma me pamje të pandërprerë nga deti, gastronomi të kuruar, hapësira wellness dhe përvoja të dedikuara që lidhin vizitorët me natyrën dhe kulturën lokale.

Ajo që e dallon Green Coast Hotel është mënyra se si ndërton një raport harmonik me destinacionin ku ndodhet. Përtej një qëndrimi tradicional, hoteli synon të prezantojë karakterin e Rivierës Shqiptare përmes eksperiencave që lidhen me detin, natyrën, gastronominë dhe kulturën lokale.

Riviera Shqiptare po pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën globale të udhëtimeve dhe Green Coast Hotel po luan një rol të rëndësishëm në këtë histori të re zhvillimi.

Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e vizionit për të krijuar një destinacion ku bukuria natyrore e Shqipërisë takohet me standardet globale të mikpritjes, duke ofruar një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.

Burimi: Telegrafi