Feraj ngre alarmin: Konsullata e Serbisë do të punojë me shqiptarët!

0%

Analisti politik, Hysamedin Feraj, ka reaguar lidhur me idenë për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër. Sipas tij, konsullata nuk do të kishte për synim komunitetin serb në qytet, por ndikimin te shqiptarët dhe përhapjen e “serbizimit të mendimit”. Ai shtoi se një rol të ngjashëm pritet të ketë edhe Konsullata e Shqipërisë në Bujanoc.

“ Konsullata e Serbisë nuk ka synim të punojë me 54 serbë të Shkodrës por me shqiptarët për përhapjen e serbizimit të mendimit në Shqipëri. Miladini as Dushani nuk punuan me serbët as malazezët e Shqipërisë, por me shqiptarët. Të njëjtën punë pritet të bëj konsullata e Shqipërisë në Bujanoc” , shkroi ai.

Burimi: Bota Sot