Miliarderi amerikan Elon Musk ka nxitur reagime të shumta pasi publikoi një fragment nga filmi “World War Z”, duke e lidhur atë me krizën e fundit të migrantëve në enklavën spanjolle Ceuta.
Në postimin e tij, Musk kritikoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez për politikat e migracionit, ndërsa pamjet nga filmi, ku turma njerëzish sulmojnë një qytet si “zombi”, u përdorën për të komentuar situatën në kufirin mes Marokut dhe Ceutës.
Reagimi i tij erdhi pas hyrjes masive të migrantëve nga Maroku drejt territorit spanjoll, ku mijëra persona tentuan të kalonin barrierat kufitare ose të arrinin në bregdetin e Ceutës duke notuar. Përballë situatës, Spanja dërgoi forca shtesë policore dhe ushtarake për të menaxhuar krizën dhe për të kontrolluar kufirin.
Postimi i Musk u kritikua nga disa përdorues dhe analistë, të cilët e cilësuan krahasimin me një film horror si të papërshtatshëm dhe nxitës. Ndërsa mbështetësit e tij thanë se ai po ngrinte shqetësime për kontrollin e kufijve dhe politikat migratore në Evropë.
Kriza në Ceuta ka shkaktuar tensione politike në Spanjë dhe më gjerë në Evropë, ndërsa autoritetet raportuan për mijëra tentativa kalimi, presion mbi shërbimet lokale dhe përballje të vështira humanitare. Wow, the situation in Spain looks crazy! pic.twitter.com/MrxMS4OCvG — Elon Musk (@elonmusk) July 31, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
