Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

0%

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka reaguar pas arrestimit të një personi në Serbi dhe nisjes së gërmimeve për mbetje mortore në Kosovë. “

Në Serbi u arrestua një burrë, për të cilin pretendohet se aktivitetet e tij kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Kosovës, si dhe në largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës.

Po dje, në Kosovë nisi zhvarrimi i mbetjeve mortore të shqiptarëve në fshatin Kalludra, e Vogël në komunën e Zubin Potokut, vrasjen e të cilëve një person e kishte raportuar në UNMIK në vitin 2003 “, ka shkruar ajo më X.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Kralevë, në Serbinë qendrore, është arrestuar R.T. (1980) nga Istogu i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ka raportuar agjencia Tanjug, duke transmetuar pamje nga arrestimi.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, Gjykata e Lartë në Kralevë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të arrestuarit R.T., pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

Burimi: Bota Sot