Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, nis aksioni i kërkimit

0%

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion për kërkimin dhe orientimin e dy motoristëve që kanë humbur në zonën e Jezercës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një njoftimi zyrtar. “Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre.

Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt”, thuhet në njoftim. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionin në terren, ndërsa pritet që të ketë informacione të reja për fatin e dy motoristëve në orët në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com