Shpërndaje në: Superylli i mbrëmjes së dytë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hillit”, Lewis Capaldi, tashmë është ngjitur në skenën e madhe të festivalit. Këngëtari dhe kantautori skocez është i njohur për zërin e tij emocional dhe baladat që kanë pushtuar toplistat botërore.
I lindur në Glasgow dhe i rritur në Bathgate, ai fitoi famë globale me hitin “Someone You Loved”, i cili u shndërrua në një nga këngët më të suksesshme të dekadës. Në repertorin e tij bëjnë pjesë edhe hite si “Before You Go”, “Hold Me While You Wait”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”.
Publiku në Prishtinë po shijon performancën plot emocion, me Capaldin që shquhet jo vetëm për interpretimin live, por edhe për humorin dhe komunikimin e afërt me fansat.
