Rruga që çon drejt shkollës në fshatin Vrajakë ishte përballur ditëve të fundit me vërshime nga ujërat e zeza, si pasojë e bllokimit të kanalizimit. Një banor i këtij fshati ka bërë të ditur se pas kërkesës së tij, ekipet e mirëmbajtjes së kanalizimeve nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina kanë intervenuar dhe kanë zhbllokuar sistemin.
Sipas tij, intervenimi është kryer menjëherë, duke e funksionalizuar plotësisht kanalizimin dhe duke eliminuar problemin në këtë zonë. Banori ka falënderuar ekipin e mirëmbajtjes, drejtorin teknik të KRU “Gjakova”, Visar A. Hasi, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, për reagimin ndaj kërkesës së tij dhe të banorëve të lagjes.
