Alarmi për fruthin në Kosovë: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e

0%

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve me fruth në Kosovë, duke u bërë thirrje institucioneve parashkollore që të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinimin e fëmijëve. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më janë konfirmuar 78 raste me fruth në vend.

Aktualisht, 17 fëmijë janë të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre po trajtohen me mbështetje me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës nga 1 deri në 2 vjeç.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur shqetësimin edhe për përhapjen e fruthit në dy institucione parashkollore, ku janë prekur fëmijë të pavaksinuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në reagimin e tij, koalicioni rikujton se, sipas masave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, asnjë fëmijë nuk duhet të pranohet në institucionet parashkollore dhe shkollore pa dokumentin zyrtar që dëshmon vaksinimin.

Koalicioni u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve parashkollore që t’i zbatojnë me përgjegjësi masat parandaluese, ndërsa ka apeluar edhe te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që t’i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Sipas Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, vaksinimi nuk është vetëm një masë mbrojtëse, por edhe obligim ligjor i prindërve për të garantuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve. Sinjali kishte raportuar edhe më herët për përhapjen e fruthit te fëmijët në Kosovë. Fruthi prek fëmijët e një kopshti në Fushë Kosovë?

Prindi ngre shqetësimin, Infektiva konfirmon katër raste të reja Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com