Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, i cili ka nisur edicionin e radhës në Prishtinë. Kurti ka thënë se festivali, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Kosovës, duke tërhequr mbi 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar.
“Me fillimin e festivalit sot, u urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar”, ka shkruar Kurti në X. Postimi i Kurtit në X.
Sunny Hill Festival konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vend, duke sjellë çdo herë artistë ndërkombëtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
