​Temperatura të larta në fundjavë deri në 36 gradë

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të shtunën (1 gusht) dhë të dielën (2 gusht) pritet të ketë temperatura të larta deri në 36 gradë celsius. Në njoftim jepen detaje për motin në këtë fundjavë , por edhe sugjerime për përballim të temperaturave. “Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet: Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora deri në . Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit. Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme. Kushtet biometeorologjike Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Rekomandohet: Konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme. Shmangia e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës. Qëndrimi në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Kushtet agrometeorologjike Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike. Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj rekomandohet: Ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.

Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Burimi: Bota Sot